// Ligjore

Politika e privatësisë

Përditësuar më 27.07.2026.

1. Çfarë mbledhim

  • Të dhëna llogarie: emri, adresa e emailit, fjalëkalimi i ruajtur si hash (bcrypt).
  • Të dhëna përdorimi: mësimet e hapura, progresi dhe koha e ndjekjes.
  • Të dhëna teknike: adresa IP dhe lloji i shfletuesit, të ruajtura në gjurmët e sigurisë.
  • Të dhëna blerjeje: plani, shuma dhe statusi. Nuk ruajmë të dhëna karte.

2. Pse i mbledhim

Për të mundësuar llogarinë dhe qasjen në trajnime, për të ruajtur progresin tënd, për të lëshuar fatura, dhe për të mbrojtur platformën nga abuzimi (kufizim përpjekjesh dhe gjurmë auditimi).

3. Pagesat

Pagesat procesohen nga Paddle.com Market Ltd, që vepron si shitës zyrtar. Të dhënat e kartës shkojnë drejtpërdrejt te Paddle dhe nuk kalojnë kurrë nga serverët tanë. Politika e tyre e privatësisë zbatohet për atë pjesë të procesit.

4. Cookies

Përdorim vetëm cookie teknike: një cookie sesioni (ca_sid) për të mbajtur hyrjen dhe për mbrojtjen CSRF. Nuk përdorim cookie reklamimi dhe nuk kemi gjurmues palësh të treta.

5. Sa i mbajmë

Të dhënat e llogarisë ruhen sa kohë llogaria është aktive. Gjurmët e sigurisë ruhen deri në 12 muaj. Të dhënat e faturimit ruhen sa kërkon legjislacioni tatimor.

6. Të drejtat e tua

Ke të drejtë të kërkosh qasje, korrigjim, fshirje ose eksport të të dhënave të tua. Shkruaj në edon.bublaku@aab-edu.net dhe përgjigjemi brenda 30 ditëve.

7. Siguria

Komunikimi kalon vetëm përmes HTTPS. Fjalëkalimet ruhen me bcrypt (cost 12). Qasja në bazën e të dhënave bëhet vetëm me prepared statements. Veprimet e ndjeshme regjistrohen në gjurmë auditimi.